
Propozimi i grupit të PS-së për projektligj për faljen e gjobave ka shkaktur kaos mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend.
Deputetët e PD kanë “zaptuar” foltoren e Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka kërkuar largimin e Gardës duke e quajtur tensionin artificial.
Ndërkohë, deputeti i PD-së, Flamur Noka ka shkuar drejt foltores duke shtyrë gardistin për të marrë fjalën.
Spiropali: Garda nuk ka nevojë, zoti Noka ka fjalën.
Më pas Noka e mori fjalën, duke akuzuar mazhorancës se ka 12 vjet kanë masakruar qytetarët, të cilët kanë ndërtuar një dritare apo çati, ndërsa tani kërkojnë t’i falin.
“Më thuaj zonjë, a mos vallë ujku është veshur me lëkurën e qengjit? A ishit ju që ju thoshit shqiptarëve se koha e pandëshkueshmerisë ka marrë fund? Që burgosët 38 mijë shqiptare pse riparuan një dritare apo një kotec pulash? Tani që po vijnë zgjedhjet, u thoni shqiptarëve që këta përbindësha, këta ujqër të tërbuar kanë veshur lëkurën e deles, sepse ju duhen vota”, tha Noka.
Lini një Përgjigje