TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2025, 20:38

Primaret në PD/ Anëtarë kryesie dhe të Këshillit Kombëtar, ja kush e bojkotoi procesin  

Shkruar nga Pamfleti

Primaret në PD/ Anëtarë kryesie dhe të Këshillit

Kryesia e PD ka miratuar sot emrat e kandidatëve që do të hyjnë në primaret e 1 marsit, ku anëtarësia do të votojë, sipas qarqeve.

Numrin më të lartë të kandidatëve për primare e ka Tirana me 80 emra të renditur, ndërsa bie në sy zhvendosja e deputetit Lefter Gështenja nga dega 7 në Tiranë në qarkun e Elbasanit. Gjithashtu tërheq vëmendjen se disa prej anëtarëve të Kryesisë së PD apo Këshillit Kombëtar nuk janë përfshirë në garë.

Por cilët janë disa nga emrat që edhe pse kanë pozicione dhe poste në PD nuk iu bashkuan primareve?

Mes tyre është ish-deputeti Aldo Bumçi, që duket se është tërhequr nga jeta aktive politike, ndërsa në listën e primareve të Tiranës përfshihet bashkëshortja e tij, Ilda Zhulali.

Gjithashtu në listë mungon juristi Çlirim Gjata apo Ylli Asllani. Po kështu mungon edhe ish-deputeti Genc Pollo. Po kështu mungon Rudina Hajdari.

Dhe gjithashtu në listën e kandidatëve për Primare mungojnë shumë prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Më herët ishin disa deputetë që njoftuan se nuk do të garonin në Primare, duke dhënë sinjalet e para se listës së kandidatëve nuk do i bashkoheshin edhe shumë të tjerë.

Lista

Aldo Bumci

Enno Bozdo

Florion Mima

Genc Deromemaj

Gent Strazimiri

Çlirim Gjata

Keltis Kruja

Genc Pollo

Elton Bano

Rudina Hajdari

Voltana Ademi

Ylli Asllani

Dasho Aliko

Glauk Olldashi

 

Lini një Përgjigje