TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2025, 17:52

‘Noc Rroku është kur e ndjen jo kur ta thonë’, Rama: Bashkë me pranverën do e provojnë

Shkruar nga Pamfleti

‘Noc Rroku është kur e ndjen jo kur ta thonë’, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të PD Sali Berisha se takimi që takimi me punonjësit e Bashkisë Tiranë në sheshin “Skënderbej” do të ishte një anti-miting kundër drejtësisë.

Këneta kishte lajmëruar se këtu do të bënim një anti miting, madje kishin bërë edhe njoftimin u çmend Edi Rama.

Tani kanë mësuar edhe Noc Rrokun dhe ma thonë mua, por nuk e dinë që Noc Rroku është kur e ndjen jo kur ta thonë.

Do vijë Noci bashkë me pranverën. Kush bëri miting që ne do të bëjmë anti?

Qeveritë që bënin antimitingje kanë vdekur në 2013 bashkë me ideatorët e tyre që sot kanë statusin monumente të opozitarizmit kënetor”, tha ai.

Lini një Përgjigje