
Të kërkosh nga drejtësia e re pavarësi në kaq pak vite kulturë europiane siç është kjo e jona, është njësoj sikur të hedhësh në ujë një fëmijë dhe ti thuash mos u lag.
Edi Rama, gjatë takimit me punonjës të Bashkisë së Tiranës, tha se siç transformuam Tiranën kemi vendosur të transforojmë dhe drejtësinë në Shqipërinë.
Rama e krahasoi procesin e vetting në drejtësi me ato shembjet e ndërtimeve në kryeqytetin shqiptar.
“Siç na u kundërvunë me llumin e injorancës dhe kënetës ku kanë 30 e kusur vite që llomotiten, ashtu duan ti vënë kazmën dhe reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit. Ashtu si Roma që nuk u ndërtua për 7 ditë dhe Tirana do të marrë kohën e saj. Ashtu në detyrën tonë ne bëjmë gabime, se bënë më shumë ai që punon.
Të kërkosh nga drejtësia e re pavarësi në kaq pak vite kulturë europiane siç është kjo e jona, është njësoj sikur të hedhësh në ujë një fëmijë dhe ti thuash mos u lag.
Pa marrë parasysh kostot, si kjo që ne kemi udhëhequr në reformën në drejtësi. Siç është Tirana sot europiane, atëherë duhet të durojmë dhe për Shqipërinë”, tha Rama.
Ai theksoi se nuk i takon të thotë nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor, duke shtuar se këtë duhet ta ndajë drejtësia.
“Makineria e Bashkisë së Tiranës të mos fiket asnjë minutë. Deri kur çështja e Kryetarit të Bashkisë të marrë drejtim, vëmendja ime ndaj Bashkisë do të jetë e pandërprerë.
Duhet ti japin të drejtën e një gjyqi dinjitoz”, tha Kryeministri.
Rama nuk ka nguruar të thumbojë as opozitën kur tha se asnjë buf dhe asnjë specie tjetër e kënetës nuk e mbulon dot diellin e transformimit kolosal të Tiranës sonë”, theksoi Rama.
E duke folur për drejtësinë e re, Kryeministri theksoi se ajo do të marrë vitet e saj deri sa të ndërtohet dhe njësoj si të gjithë ata që kur punojnë bëjnë gabime, sepse bën me shumë gabime ai që punon më shumë se ai që s’di ç’është puna. Në këtë kuadër, Rama tha se organet e drejtësisë nuk kanë si të jenë të pagabueshëm.
“E di se gabimet tona nuk shkatërrojnë punën, familje, interesat publike, siç ndodh kur gabon drejtësia, dhe të kërkosh nga një drejtësi e re me kaq pak kulturë europiane dhe në një klimë të hajvanizuar totalisht nga gjykatës dixhital dhe nga opozitarët kallajdaj, që të mos gabojë është njësoj si të hedhësh një fëmijë në ujë dhe t’i thuash mos u lag”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje