
Analisti Martin Leka ka folur lidhur me primaret në PD. Ai u shpreh se ky proces do të dobësojë dhe përçajë edhe më shumë këtë forcë politike.
Në 1 mars, anëtarët e PD-së do të votojnë lidhur me kandidatët për deputet, lista që më pas do të shqyrtohen nga Kryesia dhe kreu demokrat Sali Berisha.
“Do sjellë dobësim të PD-së, kemi parë në disa raste gjatë zgjedhjeve në disa struktura ku pati dyshime mbi procesin. PD është e përçarë edhe pse Berisha dhe demokratë të tjerë thonë është e bashkuar. Është më e përçarë se kurrë. Dhe futja e garës në këtë periudhë vetëm do minonte sadopak kompaktivitetin që duhet të kenë demokratët”, tha Leka për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje