TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2025, 09:54

Arrestimi i Veliajt, Rama takim me punonjësit e Bashkisë Tiranë dhe këshilltarët e majtë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Veliajt, Rama takim me punonjësit e Bashkisë Tiranë

Kryeministri Rama ka njoftuar se sot të mbledhë punonjësit e bashkisë Tiranë në Sheshin Skënderbej, në orën 16:30.

Pritet që në këtë takim të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë. Ndërsa në orën 17:30, kryeministri  do të zhvillojë një takim me këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës.

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri ka zhvilluar disa herë takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristanin, Andi Seferin, Keti Luarasin, Jonida Halilin dhe Frida Pashakon.

Lini një Përgjigje