TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2025, 08:59

Rama sulmon SPAK: Po të mos isha unë, nuk do të ekzistonte as Prokuroria e Posaçme

Shkruar nga Pamfleti

Rama sulmon SPAK: Po të mos isha unë, nuk do të ekzistonte as

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria është e vendosur dhe mbështet luftën ndaj korrupsionit.

Në një bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë sot me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy’m’sy”, Ai tha se nëse nuk do të ishte qeveria, nuk do të ekzistonte as institucioni i drejtësisë, SPAK. Rama u shpreh gjithashtu sezgjidhjen e çështjes së "21 janarit" e bën SPAK dhe jo qeveria.

“Barazi reale para ligjit. Edhe prokurorët, edhe të akuzuarit, gjykatësit e të tërë që ndjekin një proces. Kur vjen puna tek fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK e GJKKO jo qeveria. Unë e kam me aq të vërtetë sa nuk ua rrok as mendja, se po të mos e kisha me të vërtetë nuk do ishte SPAK as institucionet e tjera të drejtësisë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje