TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2025, 22:12

“Arrestimet me regji të Ramës”, Paloka: Dy marinsa në stafin e LaCivita, ata do ketë përballë Kryeministri

Shkruar nga Pamfleti

“Arrestimet me regji të Ramës”, Paloka: Dy marinsa në

Edi Paloka, deputet i PD-së, në emisionin “Të Pashoq” se Kryeministrit Edi Rama po bën akrobacira dhe aktrime me SPAK.

Paloka tha se opozita nuk ka lëvizur aspak nga linja e saj në raport me SPAK.

Ne jemi në të njëjtën linjë që kemi qenë gjithmonë. Kjo reformë në drejtësi u bë për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur korrupsionin e Qeverisë. Kjo po të konfirmohet edhe sot nga Departamenti i Shtetit.

Pse u bllokuan fondet apo financimet atëherë nga DASH? Paratë kur janë hedhur për të bërë një gjë të keqe, atëherë pse duhet të vazhdojnë financimet?

E mbani mend kur na quanin ne anti-amerikanë, kjo situatë po tregon se paskan qenë ata anti-amerikanë, sepse janë shpërdorur fondet dhe ca para paska futur në xhep edhe George Soros”, tha Paloka.

Ai tha se çdo burgosje është bërë me regji të Edi Ramës, sa herë i ka interesuar Kryeministrit, qoftë edhe për përplasje në rradhët e PS-së.

“Kemi të njëjtën histori që po përsëritet si në kohën e Enverit që i këputi të gjithë shokët”, tha Paloka.

Ai tha se në stafin e LaCivita janë edhe dy marinsa që drejtuan atë revoltën mbi kapitol kur i vodhën votat Trump dhe Edi Rama këto ka përballë sot.

Edi Rama do të bëjë gjithçka për të manipuluar zgjedhjet, por këtë rradhë nuk ka arbitrin me vete, siç e kishte më parë. Këtë rradhë e ka kundër”, tha Paloka.

 

Lini një Përgjigje