TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2025, 19:24

Lapaj: Të çajmë sistemin e korruptuar më 11 maj, duhet bashkim i shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Lapaj: Të çajmë sistemin e korruptuar më 11 maj, duhet

Nga Laçi ku zhvilloi një takim me mbështetës të tij, Adriatik Lapaj, kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ tha se shqiptarët mund të çajnë sistemin e korruptuar dhe ta ndihmojnë vendin të ecë përpara.

Lapaj theksoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve dhe fuqizimit të diasporës, si dhe kërkoi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

Nëse ne do ia dalim, do të thotë se fëmijët tuaj nesër do ia dalin. Kjo është rruga e shqiptarëve për të çarë sistemin. Këtë Republikë e kanë prishur një grup njerëzish, që e kanë vjedhur.

Zgjidhja nuk vjen vetëm nga unë, por vjen duke u bashkuar e mira. Duke u bërë bashkë, bëhemi ortek, që mund ta shembim sistemin. Ligji duhet të na udhëheqë.

Ne kemi vëmë në fokus votën e diasporës. Neve na thanë se nuk e bëjmë dot votën e diasporës, por sot vota e diasporës është realitet. Ne mund t’ja dalim nëse gjithë shqiptarët i bëjmë bashkë.

Duhet të marrë fund sistemi zgjedhor, ku kryetari i partisë vendos për çdo deputet. Ligji për referendumet është tepër i rëndësishëm, që populli të pyetet për çështje të rëndësishme. Duhet të depolitizojmë administratën zgjedhore.

Ligji duhet të jetë mbi të gjitha, jo individi. Nëse marrim pushtetin, do të rrisim buxhetin për arsimin. Rroga e mësuesve në 4 vite do të dyfishohet. Tatimin e fitimit do ta bëjmë zero”, tha Lapaj.

Lini një Përgjigje