TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2025, 19:00

U tërhoq nga primaret në PD, Xhaferri: Agjenda e Berishës nuk i shërben demokratëve, caktoi apriori drejtuesit politikë

Shkruar nga Pamfleti

U tërhoq nga primaret në PD, Xhaferri: Agjenda e Berishës nuk i

Ferdinand Xhaferri, deputet i PD-së në Qarkun e Durrësit, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e primareve që do të mbahen më 1 mars, ccka do të thotë se nuk do të kandidoj për Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Xhaferri kundërshtoi procesin e primareve, duke theksuar se 3 muaj para zgjedhjeve, PD nuk ka nevojë për primare, por ka nevojë të forcojë strukturat, të takojë qytetarët dhe të punojë për të fituar zgjedhjet e 11 majit, pas 12 viteve në opozitë.

Xhaferaj ka shpjeguar se gjatë muajve të fundit, disa prej vendimeve më të rëndësishme i shërbejnë kryetarit të PD, Sali Berisha, por jo demokratëve, duke sjellë si shembull ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Xhaferri beson se PD duhet të kishte luftuar për hapjen e plotë të listës së kandidatëve për deputetë.

“Mënyra se si janë marrë vendimet deri tani ka konfirmuar se i shërbejnë një agjende personale, nuk i shërbejnë një agjende për demokratët. Nuk kishte asnjë arsye që PD të binte dakord për një Kod Zgjedhor që 30% të listës e mban të mbyllur”, tha Ferdinand Xhaferaj në një intervistë për Vizion+.

Deputeti i Durrësit kritikoi edhe mënyrën se si kreu i PD, Berisha, caktoi drejtuesit politikë në 12 qarqe.

“20 drejtues politikë që u caktuan pa asnjë lloj analize. Unë e kuptoj që në politikë duhet të funksionojë kriteri i besnikërisë, por ky nuk duhet të jetë përcaktues. Duhet të ketë edhe kritere të tjera, si kontributet, etj. Besnikëria ndaj kryetarit të partisë është kriter, nuk kam asnjë gjë kundër, por problemi që kam është se çfarë pakete tjetër kriteresh duhet të funksionojë që përzgjedhja të ishte më e mirë”, shtoi ai.

Sipas Xhaferajt, demokratët duhet të kishin qëllim vetëm fitoren në 11 maj, duke theksuar se deklaratat kundër SPAK-ut nuk i shërbejnë këtij qëllimi.

“Si mund të deklarosh për axhendën tënde personale: ‘Unë do e shkrij SPAK-un’? Kjo nuk ndihmon. Unë e mirëkuptoj, por Shqipëria e ka të domosdoshme ndryshimin dhe PD, kjo vlerë e Shqipërisë, e ka të domosdoshme të shprehet në institucione, sepse ngelëm 12 vjet rrugëve. Dhe këtu fillon e mbaron gjithçka”, tha Xhaferaj.

Deri më tani, tre deputetë nga grupi parlamentar aktual kanë refuzuar të bëhen pjesë e primareve. 

 

Lini një Përgjigje