TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2025, 16:27

Primaret e PD, zbardhen disa nga emrat që garojnë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Primaret e PD, zbardhen disa nga emrat që garojnë në Tiranë

Partia Demokratike po shkon drejt primareve, që do të mbahen në 1 mars, ku anëtarët e PD-së do të votojnë lidhur me kandidatët për deputet, lista që më pas do të shqyrtohen nga Kryesia dhe kreu demokrat Sali Berisha.

Kandidatët që do të marrin më shumë vota nga anëtarësia kanë më tepër shanse për të qenë në listën zyrtare që do të paraqesë PD në KQZ për zgjedhjet e 11 majit. Kryesisht emrat që do të zgjidhen përmes Primareve do të jenë në atë që konsiderohet si lista e hapur, që përbën edhe 2/3 e emrave që do të paraqiten për secilin qark.

Afati i fundit i propozimeve dhe aplikimeve për kandidatët e primareve ishte 17 shkurti. Të gjithë aplikimet shqyrtohen nga Komisioni përkatës në PD dhe më pas emrat që plotësojnë kriteret vijojnë garën.

Secila nga degët e PD-së ka depozituar listën me emrat e kandidatëve që do të votohen në rang qarku, ndërsa vlerësimi i kandidatëve nuk do të bëhet me opsionin ‘përjashtues’.

Në primaret për Tiranën përfshihen emra të njohur dhe të panjohur, pjesë e strukturave drejtuese apo deputetë. Më poshtë po rendisim disa nga emrat që kanë aplikuar për primaret në Qarkun e Tiranës:

Dhurata Çupi

Çlirim Gjata

Myslim Murrizi

Adriana Kalaja

Aldo Bumçi

Ilir Alimehmeti

Lefter Gështenja

Asllan Dogjani

Jorida Tabaku

Klevis Balliu

Keltis Kruja

Ilda Zhulali

Gazment Dibra

Lisandër Hoxha

Mimoza Hadarmataj

Edith Harxhi

Isa Sakja

Aleksandër Biberaj

Genc Pollo

Ervin Minarolli

Grigels Mucollari

Suina Asllanaj

Agim Subashi

Shkëlqim Hoxha

Erald Shulla

Artan Pogoni

Përparim Peposhi

Ibrahim Morina

Shkëlqim Kalemi

 

Lini një Përgjigje