TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2025, 16:26

SPAK “amniston” Olta Xhaçkën dhe burrin e saj investitor strategjik, refuzon padinë e Fredi Belerit

Shkruar nga Pamfleti

SPAK “amniston” Olta Xhaçkën dhe burrin e saj investitor

Prokuroria e Posaçme ka refuzuar të procedojë penalisht deputeten Olta Xhaçka, burrin e saj Artan Gaçi dhe ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, nisur nga një padi e Fredi Belerit.

Ky i fundit i është drejtuar me ankimimin Gjykatës së Posaçme, ku kërkon ‘shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. Prot 22920/1 datë 27.12.2024  të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin njoftohet mosfillimi i procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.’

Eurodeputeti Beleri kërkon gjithashtu nga GJKKO: ‘Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse.

Lini një Përgjigje