
Deputeti Dashnor Sula ka debatuar ashpër me gazetarin Anri Bala, lidhur me masën e arrestit të Sali Berishës dhe menaxhimin e situatave të tilla nga organet e drejtësisë.
Bala hapi debatin me një pyetje direkte, duke kërkuar të dinte pse Berisha nuk u shtrëngua nga autoritetet pas marrjes së masës së “arrestit në shtëpi”, duke i kujtuar deputetit Sula se Berisha duhej të ishte i ndaluar edhe nga aktivitetet në rrjetet sociale.
“Një pyetje kam, kur Berisha mori masën e arrestit në shtëpi, arresti konkludonte që mos të dilte as publikisht në rrjete sociale”, tha Bala, duke shprehur shqetësimin e tij për mungesën e kontrollit ndaj ish-kryeministrit.
Përgjigja e Sulës ishte e ashpër, i cili mohoi trajtimin e tepruar ndaj Berishës. Ai u përgjigj duke ironizuar se nuk është aq serioz problemi i Berishës.
“Pse ai është problemi? Kush ka frikë nga Berisha mor?”, u shpreh Sula, duke i kundërpërgjigjur Balës dhe duke shtuar se nuk ka arsye për të frikësuar nga ish-kryeministri.
Debati mori një tjetër kthesë kur Bala bëri pyetje për kontrollet në shtëpinë e Berishës dhe pasurinë e mundshme të tij. Ai sugjeroi që pas kontrollit të mundshëm, organet e drejtësisë nuk kanë marrë asgjë nga shtëpia e Berishës që mund të konsiderohej si e shtrenjtë.
“Pse nuk e kontrolluan shtëpinë e Berishës e veshmbathjet e gruas? Më thuaj një orendi që kanë marrë nga shtëpia e Berishës që mund të jetë e shtrenjtë. Berisha po të ishte i lirë do shiste sallatë me ato që thotë Dashi”, tha gazetari për “News 24”.
Lini një Përgjigje