TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2025, 17:00

Plas në PS-në e Kukësit/ Shalsi i del kundër Klosit për kreun e degës dhe fut në kaos partinë, sherri shkon deri te armët

Shkruar nga Pamfleti

Plas në PS-në e Kukësit/ Shalsi i del kundër Klosit për

Sherri sot në Kukës dyshohet se lidhet me ndryshimet në krye të degës së PS...  

Plasin debatet dhe pakënaqësitë në radhët e socialistëve. Ndonëse kryeministri pret të marrë mandatin e katërt, brenda selisë rozë situata është nxehur.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e “Pamfletit”, në degën e PS-së në Kukës kanë plasur konfliktet. Në dhjetor Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, vendosi të reformojnë degën. Dy bashkëkryetarët e degës Anila Sokoli dhe Besmir Lamallari janë larguar nga drejtimi i PS Kukës.

Plas në PS-në e Kukësit/ Shalsi i del kundër Klosit për
Vendimi i firmosur nga Klosi

Në këtë post është deleguar kreu i bashkisë Albert Halilaj. Mirëpo një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi. Vetë socialistët janë ngritur kundër një lëvizje të tillë, pakënaqësi e shprehur edhe në rrjetet sociale.

Përse Klosi, bashkë me Klosin edhe drejtuesi politik apo funksionarë të tjerë të pushtetit lokal hedhin poshtë kontributin e socialistëve të ndershëm dhe të palodhur në kontributin ndaj PS-së Kukës edhe kur PS-ja ka qenë në ditët e saj me të vështira? Apo kalova lumin të dhjefsha kalin? Si mund të persekutohen njerëz me kontribute të mëdha në PS-në Kukës? PS-ja e Kukësit po dëmtohet rëndë, dhe po hidhet poshtë kontributi i anëtarëve të saj më të palodhur dhe me kontribut”, thekson një socialist. 

Por sipas burimeve, tensionet janë shtuar dhe pas mbërritjes së Eduard Shalsit si drejtues qarku në mes të janarit. Madje gojët e liga flasin edhe se plagosja që ndodhi sot në Kukës lidhet me këto ndryshime. Eduard Shalsi, i dërguari i PS për Kukësin, nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Ai madje u ka bërë me dije ndjekësve se Halilaj do shkarkohet si kryetar përmes një SMS-je.

Pas disa bisedave me disa kryetarë njësish administrative që kanë marrë porosi të veçantë nga kryetari, z. Halili që të mbështesin akoma edhe me fort PS-në dhe mua personalisht, gjë për të cilën i shpreh mirënjohjen, ju bëj me dije se drejtimin e Partisë Socialiste në Kukës, do ta marr vetë deri në 11 maj. Vetëm në raste të jashtëzakonshme kryetari i bashkisë mund të jete edhe kryetar i partisë (në të gjithë Shqipërinë janë 1 ose 2 raste). Le të japim më të mirën dhe të vijojmë pa u lodhur përpjekjet tona për një rezultat që të na bëjë të gjithëve krenarë. Mbrëmje të qetë dhe mos harroni - diasporën!”, thuhet në mesazhin e Shalsit.

Autori i plagosjes së sotme, Zenel Muçmata, drejtor në bashki prej disa kohësh, njihet si krahu i Shalsit dhe ka një hotel në Kukës ku është akomoduar edhe Shalsi.

Por ditën e sotme, tensionet janë përshkallëzuar dhe njerëzit e Albert Halilit kanë dhunuar barbarisht Muçmatën, të cilin e kishin shkarkuar para një jave nga detyra. /Pamfleti

Lini një Përgjigje