TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2025, 15:12

Zbardhen detaje nga plagosja në Kukës: Si nisi sherri mes drejtorit të Bashkisë dhe kushëririt të kryetarit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga plagosja në Kukës: Si nisi sherri mes drejtorit

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bicaj të Kukësit. Sipas policisë, i plagosuri është identifikuar si Elvis Halili 29 vjeç, ndërsa autori i dyshuar si Zenel Muçmata.

Ky i fundit, mësohet se është drejtor në Bashkinë e Kukësit, ndërsa i plagosuri është kushëri me kryetarin e Bashkisë. Policia me dije se Halili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet drejt spitalit të Prizrenit.

Mësohet se konflikti ka nisur për motive për dobëta dhe më pas sherri verbal ka degraduar deri në përdorimin e armës. Gjithashtu, bëhet me dije se autori e ka ndjekur Elvis Halilin deri në fshatin Bicaj të Kukësit dhe më pas e ka qëlluar me armë.

“Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi Elvis Halili, rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.

Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njoftoi policia.

 

 

Lini një Përgjigje