TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2025, 11:09

E rëndë në Krujë! Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 40-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Krujë! Ra në kontakt me energjinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka qenë duke punuar dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

40 vjeçari Ylli Xhaferri ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese private në fshatin Mazhë e Vogël dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore por pa shenja jete.

Është e paqartë ende se si ka rënë në korent 40 vjeçari. Mësohet se viktima është baba i 3 fëmijëve.

“Më datë 19.02.2025, rreth orës 09:50, në fshatin Mazhë e Vogël, duke punuar në banesën e shtetasit G. D., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y. Xh., rreth 40 vjeç”, njofton Policia.

Lini një Përgjigje