TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2025, 10:41

Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë, të arrestuarit në Vlorë vëzhgoheshin prej ditësh

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë, të arrestuarit

Të tre personat e arrestuar në Vlorë u ndaluan mbrëmjen e djeshme, ndërsa burime nga policia konfirmojnë se, pas urdhrit të ardhur nga policia italiane, ata kishin qenë nën vëzhgim për tre ditë.

Ndalimi i Anxhelo Ajazaj, Klarens Dalipaj dhe Xhino Hamitaj, u krye mbrëmjen e djeshme nga forcat operacionale, në pika të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, ndërsa informacioni mbi të ka qenë tepër i rezervuar.

Sipas burimeve, të tre personat e ndaluar kishin rolin e shpërndarjes së drogave të ndryshme në Itali, kryesisht në zonën e Romës.

Lini një Përgjigje