TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2025, 10:06

I shpallur në kërkim për trafik droge, kapet 27-vjeçari në Tepelenë 

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për trafik droge, kapet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim dje nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, është lokalizuar dhe arrestuar në Tepelenë, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Blic 34”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, Seksioni Operacional të DVP Gjirokastër dhe Komisariati i Policisë Tepelenë, bënë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale G. G., i cili kishte një masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.

I arrestuari dyshohet se ka shitur lëndë narkotike si kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis në zona të ndryshme të qarkut Tiranë.

Veprimet e mëtejshme procedurale për shtetasin G. G., do të kryhen nga DVP Tiranë.

 

Lini një Përgjigje