TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2025, 21:49

Vrasja në Shkodër, Lala zbardh detajet: Kolë Mani inskenoi një ngjarje, Anila u qëllua sapo hipi në makinë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Shkodër, Lala zbardh detajet: Kolë Mani inskenoi

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur paraditen e sotme në Shkodër ku Kolë Nikaj qëlloi me armë bashkëjetuesen e tij dhe më pas vrau veten.

Anila Prendushi me profesion psikologe ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Traumës, ku u transportua disa orë pasi qëndroi e shtruar në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Në emisionin ‘Open’ Lala tha se Prendushi ka një plagë në kokë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas saj, shanset që Prendushi të mbijetojë janë të pakta.

Më tej, Lala tregoi edhe dinamikën e ngjarjes. Ajo u shpreh se Kolë Mani ka inskenuar një ngjarje sikur do i jepte fund jetës në banesë dhe i ka dërguar video Prendushit. Ajo ka shkuar për t’i thënë se nuk duhet të vrasësh veten. Anila Prendushi ka dalë nga puna, është ngjitur në makinë me idenë për t’u sqaruar. Kolë Mani menjëherë e ka qëlluar me armë, duket se ka menduar se Anila ka ndërruar jetë (por në fakt është plagosur rëndë) e më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Anila Prendushi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Është në Spitalin e Traumës. Ka një plagë në kokë, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe shpresat për të shpëtuar janë të pakta. Është nënë e tre fëmijëve dhe është një ngjarje tepër tragjike për të gjithë. Prendushi është divorcuar me bashkëshortin, me të cilin kishte tre fëmijë të mitur. Rreth 1 vit e gjysmë më pas ka krijuar një lidhje me Kolë Manajn. Fillimisht kanë shkuar mirë.

Rreth tre javë më parë kanë nisur problemet mes çiftit, për arsye, që urojmë të mbijetojë dhe vetë Anila ta tregojë. Kolë Mani ka inskenuar një ngjarje sikur do i jepte fund jetës në banesë dhe i ka dërguar video Prendushit. Ajo ka shkuar për t’i thënë se nuk duhet të vrasësh veten. Anila ka dalë nga puna, është ngjitur në makinë me idenë për t’u sqaruar. Kolë Mani e ka qëlluar me armë, duket se ka menduar se Anila ka ndërruar jetë (por në fakt është plagosur rëndë) e më pas i ka dhënë fund jetës së tij”, tha Lala.

Lini një Përgjigje