TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2025, 16:05

U qëllua nga bashkëjetuesi me armë, 44-vjeçarja transportohet drejt Traumës; si paraqitet gjendja shëndetësore

Shkruar nga Pamfleti

U qëllua nga bashkëjetuesi me armë, 44-vjeçarja

Disa orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër, ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri bashkëjetuesen e tij Anila Prendushi dhe më pas vrau veten, 44-vjeçarja është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një shërbim më të specializuar.

Ngjarja ndodhi në automjetin e 34-vjeçarit, ndërsa çifti ishte takuar për t’u sqaruar, teksa 44-vjeçarja kërkonte të ndahej nga bashkëjtuesi i saj.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kolë Manaj fillimisht ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij 45 vjeçare dhe më pas ka vrarë veten.

Nëna e tre fëmijëve ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, ndërkohë që 34 vjeçari është gjetur pa shenja jete në makinë. Brenda në mjet është gjetur dhe arma e krimit.

"Rreth orës 11:15, në lagjen "Mark Lula", janë gjetur në një automjet, shtetasi Kole Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prenushi me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. 

Shtetasi Kole Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prenushi është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë. 

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë, informoi sot policia e Shkodrës.

Lini një Përgjigje