TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2025, 12:51

Detaje nga operacioni i RENEA-s në Shkodër, SPAK bashkon dosjen e masakrës së Dobraçit me përplasjen me armë në Rranxë

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga operacioni i RENEA-s në Shkodër, SPAK bashkon dosjen e

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i forcave RENEA me urdhër të SPAK në Shkodër.

Operacioni është zhvilluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rranxë të Bushatit më 23 Gusht 2024, ku u godit me armë autmojeti i blinduar “Audi A8”, me të cilin dyshohet se udhëtonin Samuel Troshani dhe Izmir Sakica.

Këta dy të fundit janë me masë sigurie të kërkuar nga SPAK dhe me miratim të GJKKO-së, për këtë ngjarje, masë e cila është komunikuar këtë të martë në burgun e Reçit ku mbahen që pas vetëdorëzimit për përplasjen dhe kanosjen me armë të një anëtari të familjes Bruçi.

Sipas hetimeve të SPAK rezulton se dy të rinjtë në bashkëpunim me persona të tjerë kanë sulmuar me armë zjarri dhe kanë pasur përplasje me vëllezërit Andrea e Aleksandër Prendi dhe shtetasi Pjetër Dragoti. Në atë kohë ata pretenduan se u gjendën në breshërinë e armëve në momentin që vajtën në takimin me vëllezërit Prendi.

Por nga të dhënat rezulton se Samuel Troshani ka bërë qitje me armë zjarri ditën e ngjarjes, duke rrëzuar pretendimet e tyre.

Për këtë arsye SPAK iu është drejtuar GJKKO për caktimin e masës së sigurisë për të paktën 5 persona, dy prej të cilëve iu komunikua në burg, ndërsa 3 të tjerët nuk janë arrestuar nga RENEA dhe policia e Shtetit.

RENEA ka ushtruar kontroll edhe në banesat e fisi Bajri por nuk kanë gjetur, sipas raportimeve të deritanishme, nuk kanë gjetur sende të paligjshme.

Ata kanë shkuar për të shoqëruar Safet Bajrin, i cili rezulton sipas dëshmive ka qenë i pranishëm kur grupi i Samuel Troshanit dhe Izmir Sakicës është përplasur me vëllezërit Prendi dhe kanë qëlluar në mënyrë të ndërsjellët njëri-tjetrin. Po ashtu Xhulio Voksani, i arrestuar më herët për vjedhjen e automjetit që është përdorur në masakrën e Dobraçit me 4 viktima, iu është komunikuar masë e re sigurie për “vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Të dyja këto dosje, si ngjarja e Rranzës dhe ajo e Dobraçit janë bashkuar në një dosje bashkë edhe me dosje të tjera në Shkodër, ku rezulton se Samuel Troshani dhe Izmir Sakica janë duke u hetuar zyrtarisht si të dyshuar për përfshirë dhe organizmin e masakrës së Dobraçit.

renea dobrac spak rranxe

Lini një Përgjigje