TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2025, 11:53

Ngjarja e rëndë në Shkodër, policia jep detaje: Dy trupat u gjetën brenda një makine, vajza në gjendje të rëndë!

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja e rëndë në Shkodër, policia jep detaje: Dy trupat u

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta më parë në lagjen Mark Lula në Shkodër. Dyshohet se bëhet fjalë për një krim pasioni, ku një djalë ka qëlluar me armë të dashurën duke e plagosur rëndë dhe më pas ka vrarë veten.

Mësohet se të dy, 34-vjeçari Kolë Manaj dhe Anila Prendushi 44-vjeç, nënë e tre fëmijëve, janë gjetur brenda një automjeti, në të cilin është gjetur edhe arma e krimit.

Vajza ndodhet në gjende të rëndë dhe është dërguar për në spital pasi ka marrë një plumb në kokë. Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po sekuestron kamerat e sigurisë përreth. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje