TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2025, 10:38

Tentoi të vriste të riun me armë zjarri, arrestohet 47-vjeçari në Shkodër; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste të riun me armë zjarri, arrestohet

47-vjeçari Gentian Mithi është arrestuar nga policia, pasi i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Sipas policisë, 47-vjeçari u kap në rrugë me një pistoletë me municion luftarak, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie "Arrest në burg" nga Gjykata e Shkodrës.

Gentian Mithi akuzohet se më 11 maj 2024, në lagjen "Salo Halili", ka qëlluar me armë zjarri ndaj 24-vjeçarit Jaser Osmani, duke e plagosur në këmbë, për motive të dobëta.

"Lëvizte me armë zjarri pistoletë ndërkohë që ishte në kërkim pasi akuzohet se në muajin maj 2024, tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, vihet në pranga 47-vjeçari. Sekustrohet pistoleta me krehër me municion luftarak.

Në vijim të kontrolleve të kryera për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Time”.

Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasin Gentian Mithi 47 vjeç, banues në Shkodër. Në momentin e ndalimit, në rrugë, gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi Gentian Mithi akuzohet se më datë 11.05.2024, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit 24 vjeç, i cili u dëmtua në këmbë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje