TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shkurt 2025, 09:56

Aksion antidrogë gjatë natës në Tiranë, arrestohen 27 persona!

Shkruar nga Pamfleti

Aksion antidrogë gjatë natës në Tiranë, arrestohen 27

Mësohet se janë arrestuar 27 persona për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion në disa zona të kryeqytetit. Aksioni ka nisur gjatë natës duke vijuar nga mesnata, deri në orët e para të mëngjesit.

Gjatë këtij aksioni janë lëshuar 34 masa sigurie. Ndërkohë që deri më tani mësohet se janë arrestuar 27 persona, për shpërndarje të lëndëve narkotike ndërkohë që 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. 

Gjatë operacionit mësohet se janë sekuestruar, 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, 500 doza ekstazi, 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 26 telefona celular të markave të ndryshme dhe 10 automjete të markave të ndryshme.

Deklarta e Policisë: 

Në vijim të disa goditjeve të realizuara gjatë dy muajve të parë të këtij viti, dhe si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar  “Blic 34”.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë ekzekutimi i masave te sigurise personale “Arrest ne Burg” urdheruar nga Prokuroria Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ne zbatim  të vendimit te  Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka nxjerrë 34 masa sigurie “Arrest me Burg”, si te dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal, për një grup personash të cilët merreshin me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Hetimet, kanë zgjatur prej fillim vitit 2025 ku janë aplikuar metoda speciale të hetimit dhe është dokumentuar veprimtaria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit u bë ekzekutimi I masave te sigurise “Arrest ne Burg “ për 27 shtetas, ndërsa për 7 të tjerë vijon puna për kapjen e tyre pasi gjatë operacionit nuk u gjetën në banesë.

Po kështu në funksion të këtj procedimi penal janë arrestuar më parë dhe shtatë shtetas të tjerë. Të dhënat e  personave të arrestuar , të shpallur në kerkim apo të ndaluar më parë do ti keni të plota në komunikatën që do merrni në perfundim të konferencës.

Gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

• 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.

• 500 doza ekstazi

• 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

• 26 telefona celular të markave të ndryshme.

• 10 automjete të markave të ndryshme.

 Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.

Këta shtetas vepronin individualisht dhe të shpërndarë në të gjithë territorin  Tiranës. Gjatë operacionit me metoda speciale të hetimit u bë e mundur sigurimi i provave , dhe dokumentimi ligjor i veprimtarësi kriminale të kryer nga këta shtetas.

Nga ana jonë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodi Penal.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë angazhuar maksimalisht për ta parandaluar dhe goditur këtë veprimtari kriminale që cënon drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e të rinjëve.

Njëkohësisht strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë fokusuar  në  përmbushjen e prioritetit kryesor atë të rritjes së parametrave të rendin e sigurinë dhe në këtë kuadër pëgjatë tre javë të muajit shkurt janë sekuestruar  8 armë zjarri (7 pistoleta dhe nje automatik model 56) , 6 armë gjahu  dhe 3 arme sportive .

Gjithashtu  prioritare në punën e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë  është ndjekja në dinamikë të problematikave të adresuara dhe konflikteve me qëllim parandalimin e përshkllzimit të tyre.

Lini një Përgjigje