TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2025, 15:54

Kapet në Tiranë 44-vjeçari me 2 identitete, kërkohej nga Italia si anëtar i krimit të organizuar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kapet në Tiranë 44-vjeçari me 2 identitete, kërkohej nga

Një 44-vjeçar me dy identitete, i shpallur në kërkim nga Italia, si pjesë e organizatës kriminale, u kap në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 28”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, i arrestuari është shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Ilir Zotaj alias Zio Bushi, 44 vjeç, banues në Tiranë.   

Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.  

Ky shtetas dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që përbëhej nga shtetas shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali.

Gjatë periudhës dhjetor 2008 – mars 2010, janë sekuestruar rreth 10.4 kg lëndë narkotike kokainë e trafikuar nga kjo organizatë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri.   

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.

Lini një Përgjigje