Publikohet fotoja e 28-vjeçarit Gëzim Muçaj i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në aksin Tiranë- Durrës, ndërsa të plagosur mbetën 3 persona. I riu ishte djalë i vetëm, lindur pas 6 motrave.
28-vjeçari ka ndërruar jetë pasi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen. Pasi ka dalë nga makina bashkë me 3 pasagjerët e tjerë, ata janë përplasur nga një automjet.
Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë 28-vjeçari Gëzim Muçaj, gjatë kohës që po transportohej për në spital, ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore: Eduart Ripa 61 vjeç, Ervin Qira 40 vjeç dhe Shkëlqim Doci 65 vjeç.
Lini një Përgjigje