
Vjedhja e disa kartave gërvishtëse dhe pasioni për bastet sportive zbulojnë shqiptarin e kërkuar për akuzën e vjedhjes së rëndë dhe me precedent penal të mëparshëm.
Policia italiane arrestoi 44-vjeçarin, i cili më herët ishte ndalur për një krim tjetër, por tashmë i është shtuar edhe akuza e vjedhjes së rëndë, me një grup “skifterësh”. Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2024, kur një dyqan u vu në shënjestër të një bande hajdutësh.
Pasi kanë dëmtuar qepenin dhe hyrjen, kriminelët kanë arritur të vjedhin cigare me vlerë 7 mijë euro, karta gërvishtjeje me vlerë 4 mijë euro dhe rreth 1 mijë euro cash.
Pas hetimeve, analizës së tabulateve telefonike dhe pamjeve të video survejimit, rezultoi se 44-vjeçari kishte marrë pjesë në vjedhje, së bashku me një bashkëpunëtor që ende nuk është identifikuar.
Pas grabitjes, ai përdori telefonin e tij për të kontrolluar rezultatin e basteve në internet dhe më pas për të shlyer disa çmime në dyqanet e duhanit dhe pikat e basteve në kryeqytet.
Lini një Përgjigje