Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Mabe.
Mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” dhe për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një vajzë e cila është dërguar menjëherë drejt spitalit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Lini një Përgjigje