TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shkurt 2025, 13:02

I nguli thikën në kokë, arrestohet 32-vjeçari; çfarë ndodhi në Dibër?

Shkruar nga Pamfleti

I nguli thikën në kokë, arrestohet 32-vjeçari;

Një sherr mes dy personave ka precipituar me përdorimin e armëve të ftohta. Policia e Dibrës arrestoi 32-vjeçarin Jorgo Koltraka, i cili dyshohet si autori i plagosjes me thikë në kokë të një 25 vjeçari.

“Shërbimet e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër dhe ata të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në qytetin e Peshkopisë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit J.K., 32 vjeç, banues në Peshkopi.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 32-vjeçari, në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit S.B., 25 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje