TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shkurt 2025, 12:43

Aksion blic në Vlorë, një person shoqërohet nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Aksion blic në Vlorë, një person shoqërohet nga policia

Forcat speciale kanë kryer një aksion blic në Vlorë, në zonën e Lungomares. Bëhet me dije se një person është shoqëruar nga policia, pasi dyshohet si i rrezikshëm.

Sipas banorëve që ndodheshin në vendngjarje, aksioni i policisë ka zgjatur pak sekonda, ku forcat speciale me maska dhe me armë e kanë shoqëruar personin e dyshuar në makinë.

Mësohet se ky operacion është kryer për kapjen e personave me precedent kriminal, persona në kërkim, ata që lëvizin me armë dhe automjete të vjedhura!

Raportohet se aksioni ka zgjatur pak sekonda dhe se është ndaluar një person pasi dyshohet se është i rrezikshëm.

Lini një Përgjigje