
Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes 3 të rinjve në rrugën “Kastriotët”, në Tiranë.
Mësohet se dy prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore pas dëmtimeve të marra, ndërsa në sherr janë përfshirë tre persona me inicialet: E.D, 18 vjeç, K.S, 24 vjeç dhe një 17-vjeçar.
Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasi K. S dhe 17-vjeçari, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje