TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shkurt 2025, 15:35

U kapën në plantacion kanabisi, arrestohen 4 persona në Spanjë; mes tyre edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

U kapën në plantacion kanabisi, arrestohen 4 persona në

4 persona janë arrestuar nga policia në Spanjë, pasi janë kapur në një plantacion kanabisi. Policia goditi një grup personash në mesin e të cilëve edhe shqiptarë që merreshin me kultivim dhe trafikim të lëndës narkotike të llojit marijuanë, në provincën e Toledos.

Katër persona u arrestuan, në mesin e tyre edhe një elektriçist i cili instaloi lidhjet elektrike në një magazinë, për rritjen e kanabisit. Brenda magazinës ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm u gjetën dhe u sekuestruan 1 mijë e 350 bimë narkotike kanabis.

Sipas mediave të huaja, shqiptarët ishin përgjegjës për kujdesjen e bimëve, madje edhe për transportimin e tyre nga Spanja në Gjermani. Përveç lëndës narkotike, brenda magazinës u gjetën edhe laptopë, ventilator, llamba dhe sende të tjera për rritjen e bimëve që u sekuestruan nga agjentët e policisë.

Operacione të ngjashme, janë kryer edhe përgjatë vitit të kaluar, ku janë sekuestruar më shumë se 400 mijë bimë narotike, në kuadër të 2 mijë hetimeve të kryera nga institucionet e drejtësisë në Spanjë. Deri më tani janë arrestuar 4 shqiptarë, teksa vijojnë operacionet për të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Lini një Përgjigje