TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shkurt 2025, 13:36

Bënte 'kërdinë' me kokainë; kapet trafikanti i 'maskuar' si taksist

Shkruar nga Pamfleti

Bënte 'kërdinë' me kokainë; kapet trafikanti i

Një 54-vjeçar i cili punonte si taksist, ka rënë në prangat e policisë në kryeqytet. 

I arrestuari Ilir Biçi banues në Tiranë, shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për të shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë,  në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë ndalimin të tij, policia sekeustroi 328 doza kokainë gati për shitje. 

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Taksisti” Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Kamuflohej si taksist dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën, vihet në pranga 54-vjeçari.

Sekuestrohen 328 doza kokainë si dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë. në bazë të informacioneve të marra në rrugën operative për një shtetas i cili gjatë kohës që punonte si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Taksisti” .

Si rezultat i operacionit u kap dhe u arrestua shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën.

Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje