TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shkurt 2025, 10:25

Aksidenti tragjik në Librazhd, zbardhet identiteti i 20-vjeçares që humbi jetën; i fejuari 34-vjeçar drejtonte mjetin me shpejtësi 

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Librazhd, zbardhet identiteti i 20-vjeçares

Megi Xhetani është identifikuar si 20-vjeçarja që mbeti viktimë e një aksidenti tragjik të ndodhur pas mesnatës në aksin Përrenjas-Librazhd.

Raportohet se viktima ishte pasagjerë në një automjet tip “Mercedes-Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Zef Sinani, 34-vjeç.

Makina ku ata udhëtonin u përplas me një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut

Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shumta në trup.

Dyshohet se shkak për përplasjen është bërë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara një kthesë të fortë në Pishkash.

 

Lini një Përgjigje