TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shkurt 2025, 10:59

Grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh 39-vjeçari i shumëkërkuar; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti
Grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh 39-vjeçari i
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar në Gramsh 39 vjeçarin Oltjon Shtylla, i dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge. 

Ai është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Firences për trafikim lëndësh narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

'Arrestohet në Gramsh, një 39-vjeçar i dënuar me mbi 4 vjet burgim, në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës, me homologët italianë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania), në kuadër të operacionit “Operacionalja 26”, lokalizuan në Gramsh dhe arrestuan provizorisht, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Oltjon Shtylla, 39 vjeç.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.', njofton policia.

oltjon shtylla itali

Lini një Përgjigje