
Një shqiptar 27-vjeçar, i identifikuar si Jetmir P., është përfshirë në një ngjarje rrëmbimi në Holandë më 26 nëntor 2023.
Ai u angazhua për të mbajtur nën vëzhgim një të r inga Haga, i identifikuar si Lakshan, i cili ishte rrëmbyer nga të paktën 4 persona që ishin veshur si oficerë policie. Pas disa ditësh, Lakshan arriti të shpëtonte, ndërsa Jetmir P. u arratis, por u arrestua dhe u ekstradua në Holandë në dhjetor 2023. Ai është aktualisht në gjyq për pjesëmarrje në rrëmbim.
Ky incident është lidhur me një vjedhje të madhe kokaine që ka ndodhur më 25 tetor 2023, dhe ka pasur dyshime për motive të tjera kriminale.

Prokuroria kërkoi një dënim prej 5 vitesh burg për Jetmir. P, për bashkëpunim në rrëmbim dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuara.
Të dyshuarit janë gjithashtu të detyruar të paguajnë 25,000 euro për viktimën.
Lakshan, ka vuajtur pasoja psikologjike të rënda nga rrëmbimi. Ai tashmë ka ndryshuar vendbanimin dhe ka humbur besimin tek njerëzit dhe policia.
Lini një Përgjigje