
GJKKO ka rrëzuar ankimin e Altin Kodrës për nxjerrjen nga Regjimi i Posaçëm për 1 vit. Kodra është i dënuar me 22 vite burg për vrasje.
Kodra është dënuar për vrasjen e biznesmenit të tullave në qytetin e Shkodrës, Zamir Bilali. Ngjarja ndodhi më 14 gusht të vitit 2006, pas një grindjeje mes Kodrës dhe Bilalit, fqinjë mes tyre.
“Kërkuesi Altin Kodra me datë 20.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Ankim kundër Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 623, datë 06.12.2024 “ Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Sigurisë së Lartë, të të burgosurit Altin Kodra”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 112 dhe 471 e vijues të K.Pr.Penale, si dhe nenin 17 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 20/743, datë 14.02.2025 vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Altin Kodra.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posacme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi”, thuhet në njoftimin zyrtar të GJKKO.
Lini një Përgjigje