TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2025, 12:05

Vjedhje, djegie automjetesh dhe drogë, merr fund seria e krimeve të 32-vjeçarit në Kamëz

Shkruar nga Pamfleti

Vjedhje, djegie automjetesh dhe drogë, merr fund seria e krimeve të

Një 32-vjeçar me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe fushën e narkotikëve ka rënë në pranga.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Feedback”, për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

I. Gj., 32 vjeç, banues në Paskuqan.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit dyshohet se ky shtetas:

-më datë 09.02.2025, në Babrru, ka djegur automjetin e shtetasit A. M.;

-më datë 04.02.2025, në Babrru, ka tentuar të djegë automjetin e shtetasit A. H;

-më datë 02.02.2025, në Kamëz, ka vjedhur një monopatinë.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi", njofton policia. 

Lini një Përgjigje