TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2025, 22:18

I “forti” i Fushë Krujës qëlloi ndaj efektivëve, policia jep detaje dhe publikon pamjet nga vendi i ngjarjes! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I “forti” i Fushë Krujës qëlloi ndaj efektivëve,

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur ngjarjen e ndodhur në Rinas ku një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri ndaj forcave të policisë.

Mësohet se policia ka marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij dhe ka organizuar punën për arrestimin e tij. Në momentin që efektivët janë paraqitur pranë biznesit privat të 34-vjeçarit Klajdi Buza, ky i fundit ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga të shtënat. Më pas shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet DVP Tiranë. Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari. 34-vjeçari me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.

Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Lini një Përgjigje