TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2025, 20:50

Të shtëna me armë në Rinas, i riu qëllon në drejtim të efektivëve të policisë!

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Rinas, i riu qëllon në

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një preson i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa efektivëve të policisë.

Të shtëna me armë mësohet se kanë ndodhur pranë Rinasit dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar. I riu që qëlloi drejt efektivëve është arrestuar menjëherë.

Mësohet se policia ka pasur informacione se një person po qarkullonte me armë zjarri me vete dhe kanë shkuar në zonë ku dhe janë përballur me autorin.

Ndërkohë autori i dyshuar, i identifikuar si Klajdi Buza, është vënë në pranga, dhe sipas informacioneve rezulton person me precedent të mëparshëm penal.

Njoftimi i Policisë:

Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari.

34-vjeçari me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.

Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.
Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje