TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2025, 15:05

I dha fund jetës në banesën e saj, prokuroria regjistron procedim penal për vdekjen e 17-vjeçares në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

I dha fund jetës në banesën e saj, prokuroria regjistron procedim

Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar procedim penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një 17-vjeçare i dha fund jetën pasi bullizohej nga shokët e klasës dhe mësuesit.

E mitura me iniciale I. M, i dha fund jetës në banesën e saj, më 10 Shkurt, për shkak të bullizmit.

“Mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.70, të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 10.02.2025, ku në banesën e saj në Gjirokastër u gjet e vdekur shtetasja e mitur I. M”, informon organi i akuzës.

Në sendet personale të vajzës, familjarët kanë gjetur një letër të shkruar në anglisht, në të cilën ajo rrëfente dhimbjen dhe izolimin që ndiente për shkak të bullizmit. “Pse më bullizojnë mua?”, shkruante 15-vjeçarja.

Ndërkohë, sipas informacioneve nga policia, mësohet se ditën e ngjarjes, vajza ishte larguar nga shkolla tre herë gjatë ditës, duke u kthyer në banesë, por aty ndodhej i ati. Vetëm pasi gjeti një moment kur ishte e vetme në shtëpi, ajo vendosi t’i japë fund jetës.

Njoftimi i Prokurorisë:

Vetëvrasja e të miturës I.M., në shtëpinë e saj, Prokuroria Gjirokastër regjistron procedim penal për veprën ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

Mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.70, të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 10.02.2025, ku në banesën e saj në Gjirokastër u gjet e vdekur shtetasja e mitur I. M.

Në kuadër të këtij procedimi, është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen me prioritet të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, duke nisur nga pyetja e personave që kanë dijeni për veprën penale.

Lini një Përgjigje