TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2025, 10:34

Aksident tragjik në Greqi, humb jetë i riu shqiptar; në gjendje të rëndë kunati

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Greqi, humb jetë i riu shqiptar; në gjendje

Një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Greqi mbrëmjen e djeshme.

Protothema.gr bën me dije se ka humbur jetën 32-vjeçari me origjinë shqiptare Kosta.T, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur një 26-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Antirrio-Janinë, në afërsi të Evinochorit.

Aksident tragjik në Greqi, humb jetë i riu shqiptar; në gjendje

Mësohet se automjeti në të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga, është përplasur me një mur dhe është përmbysur. Dy të rinjtë po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Dy të rinjtë u dërguan fillimisht në Spitalin e Messolongut, ku 32-vjeçari ndërroi jetë ndërsa 26-vjeçari është intubuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Kosta.T ishte me origjinë shqiptare dhe jetonte në Agrinio. Ai ishte martuar me motrën e 26-vjeçarit të plagosur shtatorin e kaluar.

Lini një Përgjigje