TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2025, 09:25

Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, shkon në dy numri i viktimave; ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, shkon

Ka shkuar në dy numri i viktimave të aksidentit të rëndë në Lezhë mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se ditën e sotme ka ndërruar jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit, të cilët një ditë më parë automjeti që po lëviznin u përplas me një kamion në aksin Lezhë-Shëngjin.

Paulin Zefi, ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa 40-vjeçarja, Zhaklina Hysa u transportua në gjendje të rëndë te Trauma. Por pavarësisht ndihmës mjekësore ajo nuk mundi të mbijetojë pas plagëve të marra. 

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e lartë dhe lagështia në në rrugë.

 

Lini një Përgjigje