TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shkurt 2025, 16:14

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, një i vdekur dhe disa të plagosur!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, një i

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, ku për pasojë një 30-vjeçar ka ndërruar jetë.

Aktualisht mësohet se përveç viktimës, ka edhe dy persona të plagosur. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Në vendin e aksidentit ndodhen forcat e policisë, ambulancat dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin, 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja, 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D.. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve. Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje