TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shkurt 2025, 15:48

Të shtëna me armë në një lokal në Kosovë, vritet 42-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në një lokal në Kosovë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skënderaj të Kosovës, ku mësohet se një person është vrarë me armë zjarri. Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mesditën e sotme, ndërsa policia ka identifikuar viktimën.

42-vjeçari ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me armë zjarri brenda një lokali në Skënderaj. Ende nuk dihet autori, apo shkaku i konfliktit.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skënderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje