TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shkurt 2025, 11:13

Rrëmbeu dhe kërcënoi 35-vjeçarin për t'i marrë para, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë;

Shkruar nga Pamfleti

Rrëmbeu dhe kërcënoi 35-vjeçarin për t'i

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi dyshohet se ka rrëmbyer dhe ka këfcënuar një 35-vjeçar për përfitime financiare. 

Në momentin e ndalimit, ai ka tentuar të mashtrojë policinë duke dhënë gjeneralitete të rreme.

"Operacioni për kapjen e tij është kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca informative.

Shtetasi F. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në kuadër të operacionit “The Debt”, që u zhvillua në korrik 2024, policia kishte ekzekutuar masat e sigurisë për shtatë bashkëpunëtorët e tij: katër prej tyre u arrestuan, ndërsa tre të tjerë u vendosën në “arrest shtëpie”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë. 

Lini një Përgjigje