
Plagosje me armë zjarri në Lezhë. Një person me plagë në gjoks, shkaktuar nga armë zjarri, është paraqitur në spitalin rajonal të Lezhës, raportojnë mediat.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
Nga raportimet mësohet se i plagosur ka mbetur Egzon Gega, ndaj të cilit dyshohet se është qëlluar 3 herë dhe njëri nga plumbat e ka prekur në gjoks.
Gega është paraqitur në spitalin e qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Lini një Përgjigje