TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shkurt 2025, 14:35

Vrasja e Martin Canit, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet; dërgon për gjykim autorin e mitur

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Martin Canit, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet; dërgon

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërhuar për gjykim autorin e vrasjes së 14-vjheçarit Martin Cani dhe plagosjen e Luis Meçjas. 

Marjo Përplleshaj vrau me thikë Martin Canin dhe plagosi 15-vjeçarin Luis Meçja, gjatë përpleshjes në oborrin e shkollës. 

Kjo ngjarje e rëndë solli reagim të opinionit publik si dhe disa protesta. 

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.P., i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, e parashikuar nga neni 79, shkronja a) dhe dh) i Kodit Penal, në dëm të të miturve M.C. dhe L.M.

Pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me procedimin penal nr.7676, të regjistruar datë 18.11.2024/

Gjithashtu, nga ana e organit të akuzës është vendosur ndarja e akteve të këtij procedimi, të akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës, të cilat janë regjistruar në një procedim tjetër, dhe për të cilin hetimet vazhdojnë  pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete", njofton prokuroria. 

 

Lini një Përgjigje