TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shkurt 2025, 12:18

U kapën me 172 kg drogë, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me 172 kg drogë, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

3 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën me 172 kg drogë. Autoritetet bëjnë me dije se nën sinjalizimin e Policisë shqiptare kanë mbajtur nën vëzhgim një automjet “tip Renault Captur” ku udhëtonin dy shqiptarë të dyshuar se kanë mbërritur në territorin italian për të marrë në dorëzim një ngarkesë kokaine.

Automjeti u identifikua në Trieste e më pas ka udhëtuar drejt Emilia Romagna. Në afërsi të një zone industriale në Rubiera, është afruar nga një kamion shoferi i të cilit i ka dorëzuar një pako relativisht të madhe.

Menjëherë ka nisur operacioni i Policisë dhe janë arrestuar 3 shqiptarët (dy prej tyre në Renault, si dhe shoferin e kamionit).

Kontrolli në dy automjetet solli në gjetjen e 172 kg kokainë, 156 kg u gjetën në një vend të fshehur në furgon e 16.350 kg të tjera në automjetin e ardhur nga Shqipëria.

Ndaj 3 shqiptarëve është lëshuar urdhri i arrestit me burg dhe ka nisur një proces hetimor për identifikimin e prejardhjes së kokainës e bashkëpunëtorëve të tyre

Lini një Përgjigje