TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shkurt 2025, 18:50

Zjarri në banesë, asfiksohen nga tymi dy të moshuar; flakët u shkaktuan nga bombula e gazit

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në banesë, asfiksohen nga tymi dy të moshuar; flakët

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “18 Shtatori”, pranë Universitetit të Gjirokastrës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Dy të moshuar kanë mbetur të asfiksuar si pasojë e flakëve dhe tymit, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shpëtuar banorët. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa ngjarja risjell në vëmendje rrezikun nga përdorimi i bombolave të gazit në kushte të pasigurta.

 

Lini një Përgjigje